Shqiptarët në Maqedoninë Veriore tregohen korrekt, mbajnë distancë në xhami

Zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani ka publikuar disa pamje të xhamive në Maqedoninë Veriore.
Aty shihet se shqiptarët janë duke respektuar në masë të madhe thirrjet e institucioneve përkatëse, transmeton Indeksonline

Ndryshe, vendimi për hapjen e xhamive u morë këtyre ditëve me kërkesën e Bashkësisë Islame të këtij shteti. Ndërsa, Qeveria bëri thirrje të respektohen masat e ndalimit që janë në fuqi.

