Veseli: Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes dhe këtë ditë të veçantë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli e ka kaluar pranë familjes së tij.
Ai përmes një fotografie ka uruar këtë ditë duke thënë se një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme, transmeton Indeksonline.

Tutje Veseli tha se gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes, një
ditë e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi së bashku me të dashurit
tuaj. Është dashuria e familjes ajo që e shndërron një ngrehinë me tulla e
çimento në një shtëpi të ngrohtë.
Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një
shoqërie të suksesshme. Ne, krenohemi me familjen e fortë e të shenjtë
tradicionale që kemi, e cila na ka mundësuar të tejkalojmë me sukses çdo sfidë.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na
jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj
nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës. Sot, shumë
familjarë mund të jenë fizikisht larg prej jush, megjithatë, nuk ka pandemi që
i largon prej zemrës tuaj. Nuk ka dyshim që së bashku do të fitojmë kundër
koronavirusit.
Urimet më të mira nga familja Veseli!