E rrah babain, arrestohet një person në Istog
 
				Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Istog nën dyshimin për dhunë në familje.
Ai kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                