Prizenasit nuk ia kanë frikën koronavirusit, shijojnë motin e freskët duke shëtitur

Ndonëse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo natë njofton për raste të reja të prekur me koronavirus në komunën e Prizrenit, qytetarët nuk po i ndalin daljet e panevojshme në qytet.
Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se pas kohës së iftari qytetarët iu janë drejtuar qendrës së Prizrenit për të shijuar motin e freskët.
Edhe pse Prizreni është komuna e dytë me 91 persona të infektuar, qytetarët nuk janë duke i respektuar thirrjet e institucioneve që të dalin jashtë vetëm në raste të domosdoshme dhe të mbajnë distancën fizike.
Në video mund të shihni se si qytetarët kanë zgjedhur shëtitoren e Prizrenit për të ecur pas orës 22:00.
Fëmijë, gra e pleq janë parë duke lëvizur të grumbulluar afër Lumbardhit të Prizrenit./IndeksOnline/