75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

MSH-ja publikon bilancin e fundit për COVID-19 për secilën komunë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e rasteve të konfirmuara, të shëruara dhe të vdekjeve nga koronavirus për të gjitha komunat e Kosovës, deri më sot.

Sipas tabelës së publikuar, momentalisht në Kosovë janë 236 raste aktive nga 978 raste sa janë konfirmuar deri tani.

Prej rasteve të konfirmuara, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 713 persona, kurse 29 të tjerë kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se nga marsi deri tani janë testuar 11 mijë e 585 mostra të dyshimta për COVID-19.

Më poshtë gjeni statistikat për koronavirus në secilën komunë të vendit.