Del Piero shtrohet në spital

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero është shtruar në spital gjatë mëngjesit të sotëm.
Ylli italian ka postuar një fotografi i shtrirë në një spital në Los Angeles, ku jeton që nga viti 2015, shkruan Indeksonline.
“Unë ende nuk besoj se një gjë e vogël vetëm 3 mm mund të më bëjë këtë të keqe“, ka shkruar Del Piero në rrjetet sociale.
Nga përshkrimi lë të kuptohet se Del Piero mund të ketë gurë në trupin e tij.
Ai mesazh ka marrë edhe nga ish-skuadra e tij, Juventus: “Urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë“. /IndeksOnline/