75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Istogu gati ta “godas” koronavirusin, shërohet edhe 2 vjeçari që kishte rezultuar pozitiv

Istogu është shumë afër që të mbetet pa asnjë rast të vetëm me koronavirus. Sot është shëruar tërësisht edhe 2 vjeçari që pak javë më parë rezultoi të jetë pozitiv.

Lajmin e ka dhënë drejtori për Shëndetësi në Istog, Mujë Osmanaj. “Lajm i mirë per sot është shërimi i fëmiut 2 vjeçar nga covid19 (testi i dytë negativ sot).

Kemi vetëm edhe një rast ende pozitiv në gjendje të mirë shëndetësore e që presim së shpejti të dalë negativ!

Mbani distancë dhe masat tjera” shkruan Osmanaj në njoftim./Indeksonline/