75 Mall Live Search
23:51 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti viziton me sabah Prizrenin, kjo është agjenda e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, m fillim nga ora 09:00, transmeton IndeksOnline.

Kurti tutje do t’i vazhdojë takimet e tij i shoqëruar nga kyetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ata se bashku do të vizitojnë dy biznese.