75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Sherr në protestat në Tiranë, Stresi “kapet” me protestuesit

Zgjati rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të forcave politike por pa protagonizëm. Ndërkohë, teksa artistët mbanin fjalën para qytetarëve u regjistruan edhe disa incidente.

Fillimisht një person i identifikuar nga policia hodhi lëndë plasëse në turme duke lënduar edhe qytetarë.

Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë me dije se po ashtu incidente, që sollën sherre në turmë u shkaktuan edhe nga një grup të rinjsh të një organizate politike. Këta të fundit, mësohet se ishin kundër pjesëmarrjes së përfaqëuesve të opozitës në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndërkaq, protesta e radhës është njoftuar të mbahet të mërkurën në orën 17:30.