75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Shërohen 8 persona të infektuar me koronavirus në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka njoftuar se sonte janë shëruar 8 persona nga koronavirusi.

Ai tha se të premten do të bëhet testimi edhe i personave tjerë që do t’i bëjnë 14 ditë nga data e infektimit, e të cilët shpresojmë dhe besojmë që do të shërohen plotësisht.

Njoftimi:

Në këtë Natë të Kadrit, Allahu ka dashtë të na gëzoj me këtë lajm të mrekullueshëm.

Pas testimit të dytë, sot është konfirmuar shërimi i 8 personave nga Mitrovica që ishin të infektuar me koronavirusin COVID-19, të cilët i përkisnin grupit të parë të personave që kishin rezultuar pozitiv.

Të premten do të bëhet testimi edhe i personave tjerë që do t’i bëjnë 14 ditë nga data e infektimit, e të cilët shpresojmë dhe besojmë që do të shërohen plotësisht.

Urime të gjithëve Nata e Kadrit dhe na priftë e mbara!