75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi

IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 15 persona nga COVID19, ndërsa është konfirmuar vetëm një rast pozitiv.

E lajme të mira ka dhënë përmes një postimi në Facebook, edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se nga shumë teste që janë bërë, asnjë s’ka rezultuar pozitiv, e tani është koha ta shërojmë krizën ekonomike.

Ky është postimi i tij:

Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira???. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike.

#mosdilnipamaska

#ekonomia