75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Ekzekutohet njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të El Chapos

Njëri nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të narko-bosit meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, Jose Rodrigo Arehiga i njohur me nofkën si El Chino Antrax, është vrarë disa javë pasi është liruar nga një burg në SHBA.

Policia ka gjetur tre trupa brenda një veture rrugës për në Aroja Seka, atë të Antraxit, motrës së tij Adas dhe dhëndrit Juan Garcia Espinoza.

Trupat e pajetë kanë qenë të mbështjellë me batanije. E siç raportojnë mediat meksikane, ata ishin rrëmbyer nga shtëpia e Adas në Sinaloa gjatë një përleshjeje të armatosur.