75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Komenti i drejtorit të PK-së, pas kërcënimit serioz ndaj Albin Kurtit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar rreth kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

 Për këtë kërcënim serioz, sipas tij, janë duke u zhvilluar hetimet. “…për këtë rast janë kontaktuar edhe zyrtarët e Facebook”.

Ndryshe, “Garda Vullnetare Shqiptare” është organizata për të cilën bëhet fjalë.  Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë Kurti po thotë se kanë kërcënuar atë dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

No photo description available.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti. /Indeksonline/

Image may contain: 4 people