75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Dy kosovarë po kërkohen nga Policia Britanike, dyshohen se kanë vrarë një person

Policia Britanike ka shpallur në kërkim dy kosovarë.

Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka rreth një vit më parë.

27 vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit.

Jeton Krasniqi 26 vjeç dhe Mirsad Brahimi 33 vjeç, të dy banues në veriun e Londrës janë shpallur në kërkim dhe kushdo që jep ndonjë info në kapjen e tyre do të përfitojë 20 mijë funte./Indeksonline/