75 Mall Live Search
07:21 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Epidemiologu shqiptar: Protestat rrezik i madh, numri i të infektuarve mund të shkojë mbi 100 në ditë

Mbrëmë në  emisionin “Repolitix” në Report Tv, folën mbi situatën aktuale mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku nga Tirana dhe mjeku Shpëtim Baci nga Italia të cilët bënë apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve si dhe thirrje për të shmangur protestat apo  grumbullimet. Ulqinaku u shpreh se nëse protestat vazhdojnë me këtë ritëm numri i të infektuarve mund të jetë 3 shifror së shpejti.

“Nëse kemi distancim fizik nuk kemi pse të mbyllemi, por në të kundërt do të izolohemi. Për sa i përket grumbullimit nga protesta mund të kemi të infektuar edhe 3 shifror nëse vazhdon ky ritëm protestash. Duhet të tregojmë kujdes sepse për aq kohë sa çdo ditë ka raste nuk mund të themi që pandemia ka kaluar. Pjesa e verës na ndihmon. Vetëm se duhet të tregojmë kujdes në distancimin fizik dhe marrjen e masave. Në mendimin tim hapja e futbollit duhet të ishte bëre me kohë nuk shoh arsye për të qëndruar i mbyllur dhe për shkollat vlen po e njëjta gjë”, tha Ulqinaku.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe mjeku  Shpëtmim Baçi, i cili fliste nga Parma.

“Grumbullimet në këtë periudhë nuk janë mirë…pasi marr shkas nga situata me Itali, dhe sidomos këto kohë duhen shmangur në maksimum. Duke qenë se sëmundja zgjat nga 1 deri në 14 ditë, na duhet të presim sepse nuk e shohim rezultatin në mënyrë direkte. Dhe protestat duhet të shtyhen sepse ka një numër të madh njerëzish qe kanë humbur jetën…duhet të tregojmë kujdes me këtë aspekt. Për aq kohë sa virusi është ne qarkullim virusi nuk ka kaluar ende…janë shumë raste. Kini kujdes”, përfundon Baçi.