75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje gjatë arrestimit të të dyshuarit ku sipas dëshmitarëve i njëjti kishte rezistuar që t’i vendosen prangat.

Burimet e IndeksOnline thonë se i dyshuari ka tentuar ti sulmoi policinë në kryerje të detyrës për motive ende të panjohura.

I dyshuari është dërguar në stacion policor ku do të intervistohet ndërsa përkitazi me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit./IndeksOnline/