75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

925 tiketa, 33 aksidente /Bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Normaliteti në vend duket se ka filluar të kthehet, e kjo po tregohet edhe me numrin e gjobave që po shqipton Policia e Kosovës, ndaj atyre që nuk përfillin rregullat në trafik, transmeton IndeksOnline.

Në 24 orët e fundit, janë shqiptuar gjithsej 925 tiketa të trafikut. Ndërsa numri i aksidenteve me të lënduar  ka qenë 18, e atyre me dëme materiale 15.

Në anën tjetër policia bën të ditur se ka arrestuar 21 personal ndërsa në mbajtje ka dërguar 15 të tjerë./IndeksOnline/