75 Mall Live Search
20:45 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Viti 2020 – vit i infrastrukturës në Prishtinë, rregullohen rrugët, parqe dhe parkingje

Komuna e Prishtinës ka shfrytëzuar kohën e pandemisë për të evituar problemet infrastrukturore të prishtinasëve.

Gjatë pandemisë në kryeqytet janë rregulluar rrugë, hapësira të gjelbërta e shtigje për biçikletë në disa lagje.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, vitin 2020 e ka vlerësuar vit të infrastrukturës.

Mehmeti ka thënë se janë ndërtuar edhe parqe e parkingje të reja në lagje.

Sipas tij pritet të ndërtohen 35 kilometra shtigje për biçikleta.

Drejtori Mehmeti tha se gjatë pandemisë kanë pranuar mbi 20 kërkesa për shtyrje të këstit për leje të ndërtimit në Prishtinë.

Në Prishtinë aktualisht është duke u bërë rikonstruimi i trotuareve dhe ndërrimi i rrjetit të kanalizimit.