Tre ditë festë dhe pesë ditë pritje, Kosova në pritje të Gjykatës Kushtetuese

Komuniteti Islam në Kosovë dhe kudo në botë po feston Fitër Bajramin. Kjo festë e çmueshme vije në një situatë më ndryshe se herave të tjera dhe ma masa si kurrë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Java që po vije pritet të jetë nën masat e “virusit politik” ngase Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë me vendimin e saj të ardhmen politike në Kosovë.
Vendimi i pezulluar nga Kushtetuesja i dekretit të presidentit Thaçi është në fuqi deri me 29 maj, kur është edhe afati i fundit që organi më i lartë i drejtësisë në vend të jap verdiktin final për mandatin e ri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Gjatë javës që po vije, partitë politike, presidenti, por edhe qytetarët e Kosovës do të mësojnë fatin e të ardhmes nëse vendi do të ketë një Qeveri të re, një mandatar të ri, apo edhe zgjedhje të reja në vend, shkruan Indeksonline.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje të re koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave, duke siguruar shumicën e votave nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Qeveria e Albin Kurtit ku ishte pjesë edhe LDK-ja, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i inicuar nga vet LDK-së, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti.
Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese në këtë rast Vetëvendosjen po e cilëson antikushtetuese./Indeksonline/