75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj ngjitet në Bogiqe, gjurmëve që lanë trimat e Batalionit “Shkëlzen Haradinaj”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka treguar se sot bashkë me me një grup qytetarësh, kanë realizuar ecjen tradicionale deri në Bogiqe, për të kujtuar rrugën nëpër të cilën kaluan ish-pjesëtarët e Batalionit “Shkëlzen Haradinaj”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”. Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë.

Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi!