12:35 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Anulohet edhe Euroleague

CEO i Euroleague i ka propozuar 11 klubeve të cilat e përbëjnë komitetin ekzekutiv të kësaj lige, anulimin e garës në takimin që është mbajtur këtë mëngjes.

Sipas asaj që shkrun Marca, mbylljet e kufijve, kufizimet e shumta nga qeveritë e shteteve të ndryshme e kanë bërë shumë të vështirë rikthimin e kësaj gare, transmeton IndeksOnline.

Përpos kësaj një tjetër fakt shumë i rëndësishëm është edhe jo barazia në formën e disa skuadrave, për shkak se disa prej tyre janë lejuar nga shtetet e tyre të stërvisin e disa jo.

Anulimi i kësaj gare nuk ka ndodhur kurrë në 19 vitet e fundit, kur Euroleague luhet në këtë format.

Përveç Euroleague të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Eurocup, garë e cila me shumë gjasa do të anulohet./IndeksOnline/