75 Mall Live Search
18:24 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Kur do të mbyllet karantina tek Qendra e Studentëve? Tregon ministri Vitia

Qendra e Studentëve që nga fillimi i pandemisë Cvid-19 dhe përhapjes së saj edhe në Kosovë, është përdorur si karantinë për të gjithë të kthyerit nga shtetet e huaja në Kosovë. Por qëndrimit prej 14 ditëve në këtë karantinë, duket se po i vjen fundit, transmeton IndeksOnline.

Kjo pasi që sic ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, kjo do të ndodh deri në fund të këtij muaji.

Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji pritet të mbyllet karantina e vendosur në Qendrën e Studentëve.

Ndryshe një i ri nga Gjilani me 3 maj ka ndërruar jetë  pasi u hodh nga konvikti ku qëndronte. Ai  kishte probleme shëndetësore dhe nuk donte të futej në karantinë . /IndeksOnline/