75 Mall Live Search
22:26 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Menduan se po konsumonte lëndë narkotike, policia dhunon barbarisht adoleshentin

Një grup policësh në Britaninë e Madhe, rrethuan dhe më pas dhunuan një adoleshent, me pretendimin se po konsumonte lëndë narkotike.

Pesë furgonë policie mbërritën me shpejtësi në vendin që ndodhej i riu, ato ishin angazhuar në një operacion për ndalimin e adoleshentëve që konsumonin lëndë narkotike. Por në fakt, i mituri nuk po konsumonte lëndë narkotike, por thjesht një cigare së bashku me mikun e tij.

Policia e ka kapur atë prej fyti dhe ia ka përplasur kokën pas një qepeni metalik, që ndodhej prapa tij. Chloe Sale, 36 vjeçe, e cila ndodhje në vendngjarje, shfajësoi djaloshin dhe dënoi ashpër dënimin e efektivëve.

“Djali ishte në këmbë së bashku me mikun e tij dhe po pinin duhan, si të gjithë të rinjtë sot. Policia mbërrin me shpejtësi tek ata, por në atë moment miku i djalit të dhunuar largohet. Pak momente më pas, policia rrethon të miturin dhe akuzuan atë se po konsumonte lëndë narkotike, por në fakt ai nuk po e bënte një gjë të tillë. Ai reagoi pak ashpër për t’u treguar e sinqertë, por policia nuk duhet të reagonte në atë mënyrë, aq më pak ndaj një adoleshenti. Një polic i vendosi dorën në fyt, ndërsa një tjetër ia përplasi kokën tek qepeni metalik. Këto sjellje duhet të marrin fund, njerëzit kanë frikë policinë për shkak të këtyre sjelljeve”, tha Chloe.