75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Dizajnerja Elshani befason stafin e Klinikës Infektive, u prezanton diçka interesante!

Që nga paraqitja e virusit Covid-19 në Kosovë, mantel-bardhët ishin në përballje të drejtpërdrejtë më këtë sëmundje pandemike.

Por, për kontributin e tyre, në shenjë mirënjohjeje për gjithë punën e palodhshme, dizajnerja Agnesa Elshani nga studio e dekoreve p’rralla, ka befasuar stafin e Klinikës Infektive në QKUK, duke përcjellë mesazhe ngrohtësie.

No photo description available.

Veç kësaj, dizajnerja Elshani, ka dhuruar edhe lulebore, meqë ajo simbolizon pastërtinë dhe qysh në kohë të lashta është përdorur si bimë terapeutike për kurimin e infeksioneve të ndryshme.

‘’Dhuratë e përgatitur nga ‘p’rralla’, për stafin e Klinikës Infektive në QKUK. Ëmbëlsirë që të u ëmbëlsojmë pak këto kohë të hidhura, në shoqërinë e luleborave të cilat përveç hijeshisë së tyre të pakundërshtueshme, njihen dhe si bimë jashtëzakonisht terapeutike, lule të cilat mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar në trojet shqiptare prej shumë vitesh’’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga p’rralla.

Image may contain: plant and flower

Lidhur më  këtë, ajo ka pranuar falënderime për donacion nga drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Lindita Ajazaj – Berisha.

No photo description available.
Image may contain: plant
Image may contain: plant and flower
Image may contain: dessert and food