Një vit më parë Atalanta shkroi historinë, i “rrëmbeu” ëndrrën Milanit

Me 26 maj të vitit të kaluar është zhvilluar java e fundit e Serie A për sezonin 2018/19.
Kjo xhiro ishte në vëmendjen e të gjithëve pasi lufta për vendin e tretë dhe të katërt ishte shumë ngushtë.
Atalanta, Inter, Milan por edhe Roma kërkonin një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.
Në fund vendin e tretë dhe të katërt e ndanë Atalanta dhe Inter ndërsa Milani mbeti në vendin e pestë me një pikë më pak.
Atalanta u kualifikua në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. /IndeksOnline/
