75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Aty ku nesër proteston VV, dikush çon fotografitë e Agon Musliut për të kërkuar drejtësi

Pikërisht në vendin ku Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për protestën e nesërme, mesditën e sotme ka nisur një aksion.

Qindra fotografi të portretit të 26 vjeçarit, Agon Musliut janë vendosur në pikat e vendosura. Një thirrje kjo për drejtësi në rastin tragjik që ndodhi para disa javësh në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet autori e as organizatorët e këtij aksioni, por që veç portreteve të të riut nga Gjilani, janë vendosur edhe mbishkrime të ndryshme.

“Unë nuk e pata askënd të më mbrojë”, është njëra nga sloganet.

Ndryshe, ende nuk dihen rrethanat dhe se çfarë në të vërtetë ndodhi në konviktin numër 7 ku edhe ishte i izoluar i riu pasi erdhi nga Gjermania. I njëjti kërceu nga kati i 5-të, ku vdiq nga plagët e marra në QKUK.

Organet kompetente janë duke hetuar rastin në fjalë./Indeksonline