Skuadra “jashtëtokësore” e Kosovës, nga Liga e tretë në Ligën e parë për gjysmë sezoni
Skuadra nga Prizreni A&N është një rast i veçantë që shumë skuadra evropiane të kategorive të ulëta do ta kishin lakmi.
E themeluar vitin e kaluar, klubi që mban emrin e një qendre tregtare në periferi të qytetit të Prizrenit brenda një viti u ngjit nga Liga e Tretë në Ligën e Parë.
Fillimisht, A&N arriti marrëveshje me skuadrën e shuar të Agim Ademit, Kosova e Prishtinës për fuzionim, duke kaluar menjëherë në Ligën e Dytë.
Ata zhvilluan 17 javë nga 30 në Ligën e dytë dhe sot, pas vendimit të FFK-së për pezullimin e garave zyrtarisht kanë marrë lajmin se do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
Skuadra nga Prizreni kishte zhvilluar 17 javë në Ligën e dytë, duke grumbulluar 41 pikë aq sa Kika dhe është renditur në vendin e dytë.
13 fitore, 2 barazime dhe 36 gola të shënuar i mjaftuan A&N të ngjitet nga Liga e Tretë në Ligën e Parë. /IndeksOnline/