Pamje/Protesta e VV-së, aktivistët nisin të mblidhen në shesh
Në orën 17:00 do të nis protesta e thirrur nga Vetëvendosje, gjegjësisht nga aktivistë të saj.
Një protestë kjo – provë e dytë pas asaj të disa javëve më parë.
Tashmë në sheshin kryesor të Prishtinës, kanë nis të mblidhen edhe aktivistë e organizatorë të këtij organizimi politik, transmeton Indeksonline.
Edhe Policia e Kosovës bashkë me Njësinë Speciale, janë vendosur, ndërsa kanë rrethuar edhe objektin e Qeverisë./Indeksonline