17:50 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu fton në finalen e ‘Dance With Me’ prezantuesen e njohur italiane

Kohë më parë gazetarja e dhe prezantuesja e njohur italiane, Paola Perego në një emision në një nga televizionet në Itali,  kishte deklaruar se ka vizituar Tiranën dhe vendi është shumë i bukur.

Prezantuesja italiane, poashtu kishte thënë se moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu është mjaft e talentuar, shkruan Indeksonline.

E për derë të kësaj, e ftuar speciale në emisionin final të ‘Dance With Me Albania’ do të jetë pikërisht Paola Prego.

Këtë e ka bërë të ditur Alketa në një postim në‘Instagram’.

“Pasi që foli me aq dashuri për Shqipërine, menduam ta ftojmë në finale, Paola Perego do të jetë e ftuar speciale e ‘Dance WithMe Albania’, ditën e hënë dt 17 dhjetor. Intervistë dhe bashkë prezantim! Une jam vertete e lumtur sepse ka filluarrealizimi i disa endrrave te rëndësishme. Faleminderit Paola, Shqipëria të do” ka shkruar Alketa Vejsiu./Indeksonline/