75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / L K

A do i kërkosh Zelenskyt njohjen e Kosovës? Ja sesi përgjigjet Vjosa Osmani në samit

Vjosa Osmani:  Samiti ka tepër rendësi, pasi do kemi mundësi që të japim të gjithë mbështetjen për Ukrainën duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët e Ukrainës, ushtrinë e Ukrainës. Do flasë për hapat konkret që Kosova po i merr në këtë drejtim. Do jemi këtu deri në fitore të Ukrainës.

Gazetari: Njohja e Kosovës?

Osmani: Këto janë çështje bilaterale, do e bëjmë gjithmonë një gjë të tillë.  Ukraina është në gjendje lufte duke luftuar për lirinë e saj

Gazetari: Ballafaqim me presidentin serb?

Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta për fat të keq sepse ata janë në të kaluarën.