18:00 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

A do jetë pjesë e BBV? Roza Lati jep përgjigjen e papritur

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se moderatorja shqiptare Roza Lati, do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Albania ll’.

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga ky reality show, Roza ka vendosur që përmes një video në Instagram të tregoj versionin e saj sa i përket BBV.

Ajo tha se asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga produksioni dhe se nuk do të jetë pjesë e shtëpisë.

Më poshtë mund ta dëgjoni videon e plotë./Indeksonline/