20:54 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

A do ta shikoj Albin Kurti ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në stadium ‘Fadil Vokrri’?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ‘Pressing’ të ‘T7’ ka folur për kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ai është shprehur se të gjitha janë të entuziazmuar me lojën e tyre dhe se djelmoshat e kombëtares janë një uragan i pandalshëm, shkruan Indeksonline.

“Duhet ta pranojmë janë duke i entuziazmuar të gjithë me lojën e tyre. Për një sport edhe për një lojë ajo që ë bën interesante është cilësia. Ata janë një uragan i pandalshme. Tash më në fund kemi një ekip të jashtëzakonshme, të cilit nuk i duken limitet se cka mund të arrij në një të afërme të afërt.”, u shprehë ai.

Ndërsa në pyetjen që ia bëri Berat Buzhala se a do të jetë prezent në stadium në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi, Kurti u përgjigj se po do të jetë në stadium./Indeksonline/