15:10 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

A do të bashkëpunonte me Kurtin, flet Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se nuk do ta demotvionte asnjë deklaratë për ndonjë bashkëpunim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti.

“Me vite nuk e kam takuar zotëri Kurtin, por me atë që promovon drejtësinë, ligjin, luftën kundër nepotizmit, lirinë në një mënyrë janë diçka që do t’i qëndroja pas. Nga ana tjetër, (ato etiketime të tyre nëse dikush është shqiptar), apriori duhet të jetë armiku im me të vërtetë nuk janë diçka që do të më demotivonin në asnjë mënyrë për ndonjë bashkëpunim”, tha ajo në një prononcim për Klan Kosovën.