A do të bashkohet me Messin në Inter Miami? Flet Luis Suarez
Pas transferimit të Lionel Messit në Inter Miami, është raportuar se edhe ish-shoku i tij te Barcelona, Luis Suarez, do të bashkohet me skuadrën amerikane.
Sulmuesi uruguaian i cili është pjesë e Gremios që nga janari i këtij viti, dhe ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2024, ka mohuar këto spekulime, shkruan IndeksOnline.
36-vjeçari për gazetën uruguaiane “El Observado”, tha se është i lumtur te skuadra braziliane Gremio, dhe do të qendrojë deri në fund të kontratës.
“Kjo është e rreme, është e pamundur. Jam shumë i lumtur te Gremio dhe kam kontratë deri në vitin 2024.”, ka thënë Suarez.
Ai së bashku me Messin luajtën për skuadrën e Barcelonës për gjashtë vite, ku së bashku me Neymarin krijuan një partneritet të frikshëm për kundërshtarët./IndeksOnline/