20:03 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

A do të detyrohet Man City të largohet nga Liga e Kampionëve këtë sezon ?

Sipas vendimit të fundit të marrë nga UEFA, Manchester City është dënuar me dy vite  mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu klubi anglez është dënuar edhe me 30 milionë euro për shkak që u shpall fajtor për deklarimin e rremë të të ardhurave nga sponzorizimet.

Mirëpo ky vendim duket se nuk do të ndikojë për sezonin e tanishëm, andaj Manchester City mbetet në garë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Kurse sipas vendimit të UEFA-s, ky klub nuk mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve gjatë sezoneve 2020/21 dhe 2021/22.

“Dhoma Gjykuese ka vendosur masa disiplinore në Klubin e Futbollit në Manchester City duke kërkuar që të përjashtohet nga pjesëmarrja në garat e klubit të UEFA-s në dy sezonet e ardhshme ( sezonet 2020/21 dhe 2021/22) dhe të paguajë gjobë prej 30 milion euro” thuhet në vendimin e marrë nga UEFA./Indeksonline/.