11:13 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

A do të jetë Dua Lipa pjesë e festivalit Sunny Hill?

Festivali Sunny Hill i cili do të mbahet në Prishtinë në periudhën 2/3/4 gusht ka zgjuar interesim të madh tek publiku, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi ky festival u ofron mundësi publikut të dëgjojnë nga afër artistë me famë botërore dhe disa nga artistët më të mirë vendorë.

Dje ishte konferenca për shtyp që i paraprinë festivalit Sunny Hill ku foli drejtori Dukagjin Lipa.

Babai i yllit Dua Lipa nuk dha dje ndonjë informacion se a do të jetë Dua pjesë e festivalit.

Në emisionin ‘Ora 7’ , Dukagjin Lipa ka konfirmuar se vajza e tij do ti bashkohet programit të festivalit Sunny Hill.

“Dua vjen edhe këtë vit në Kosovë. Ne e kemi edhe një fondacion të cilin e kemi shpërndarë vitin e kaluar. Dua Lipa vjen në Kosovë.” : ka konfirmuar babai i yllit botëror Dua Lipa. /Indeksonline/