18:48 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

A do të jetë ‘Hakiu’ pjesë e serialit “O Sa Mirë”? Aktori sqaron gjithçka

Aktori i njohur shqiptar Jeton Zogjani, i cili njihet për rolin e tij si ‘Hakiu’ te seriali “O Sa Mirë”, para disa ditësh u raportua në Indeksonline se nuk  do të jetë pjesë e serialit në sezonin e ardhshëm, kjo sipas producentit të serialit.

Mirëpo, i kontaktuar nga Indeksonline, ai ka treguar se nuk e ka në plan të largohet nga seriali, duke qenë se ai ishte pjesë e “O sa mirë” që nga episoda e parë, shkruan Indeksonline.

Derisa ai nuk mund të jepte më shumë detaje, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij, ai tha se sapo ti jepet mundësia do të angazhohet përsëri në serialin “O Sa Mirë”.

Kujtojmë që Jeton Zogjani, para pak kohësh u inkuadrua në politikë, duke garuar për deputet, por aj shtoi se politika për të nuk është aq e rëndësishme, teksa prioritet për të mbetet aktrimi. /Indeksonline/