75 Mall Live Search
08:15 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Z S

“Couture”/ Filmi ku Angelina Jolie bashkon modën me një histori të dhimbshme personale

Angelina Jolie do të vijë në ekranin e madh me filmin e ri “Couture”, një dramë që ndërthur botën e modës me një histori personale dhe emocionale.

Në film, Jolie interpreton Maxine, një regjisore amerikane që udhëton në Paris gjatë Javës së Modës. Aty ajo përballet njëkohësisht me një projekt pune, një lidhje të re romantike me një koleg francez dhe një lajm të rëndë për shëndetin, një diagnozë të kancerit të gjirit që e merr gjatë ditës së punës.

Filmi prek një temë që lidhet edhe me jetën e vetë Jolie. Në vitin 2013 ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje parandaluese për shkak të rrezikut gjenetik BRCA1 dhe historisë familjare me sëmundjen. Nëna e saj ka ndërruar jetë nga kanceri i gjirit dhe vezoreve, ndërsa edhe familjarë të tjerë janë prekur nga e njëjta sëmundje.

“Couture” është një projekt ku Jolie nuk është vetëm aktore, por edhe bashkëproducente. Në film luajnë gjithashtu Ella Rumpf, Garance Marillier, Anyier Anei dhe Vincent Lindon.

Premiera e tij është planifikuar në Festivalin e Filmit në Toronto në shtator 2025, para se të shfaqet në kinema.

Në një intervistë të mëparshme, Jolie ka treguar se gjatë xhirimeve mbante me vete një varëse që i përkiste nënës së saj, si një mënyrë për t’u ndjerë më pranë saj. Ajo e ka përshkruar projektin si shumë personal dhe të lidhur ngushtë me emocionet e saj.

Pas këtij filmi, ajo pritet të angazhohet në projekte të tjera si “Sunny” dhe adaptimi i romanit “Anxious People”.