11:46 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

A do të kandidoj për kryetar të Klinës? Flet Sokol Bashota

Ish-kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, ende s’ka vendosur se a do të rikandidoj përsëri për të udhëhequr këtë komunë.

Së paku kështu është deklaruar në një prononcim për IndeksOnline.

Ai tha se për kandidimin e tij për kryetar po pret vendimin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ende jemi në process të kandidimit nëpër komuna. Së pari vendos dega pastaj shohim por ende nuk është vendosur. Nëse marr pëlqimin e degës patjetër që do ta pranoja. Në mbajmë mbledhje të rregullta me degën por ende se kemi caktuar për këtë temë, njëherë jemi duke i diskutuar kandidatët e dhjetë komunave të tjera”, tha ai.

Bashota është rizgjedhur kryetar i Klinës më vitin 2009./IndeksOnline/