14:27 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

A do të ketë ‘rematch’ mes Mayweather dhe Pacquiao? – Flet promotori i amerikanit

Pas fitores së Manny Pacquiao kundër Adrien Broner mbrëmë, filipinasi në deklaratën pas ndeshjes i kërkoi ndeshje kthyese Floyd Mayweather.

“Unë jam i gatshëm që të luftoj përsëri me Floyd Mayweather, nëse ai është i gatshëm të kthehet në boks” ishte shprehur filipinasi.

Përgjigja e Mayweather erdhi shpejtë. Promotori i ndeshjeve të amerikanit Leonard Ellerbe tha se nuk do të ketë ndeshje kthyese.

“Ai është në pension, ai nuk ka interes për ta bërë këtë” ishte përgjigja e Ellerbe.

“Ai nuk ka motiv dhe dëshirë më. Mayweather po jeton jetën më të mirë, udhëton, drejton biznese të shumëfishta” u shprehë promotori.

Ndeshja e Pacquiaos kundër Broner ishte fitorja e parë në moshën 40 vjeçare./Indeksonline/