08:13 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

A do të kthehet Meda në futboll?

Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeçaj, Meda ka qenë për 2 vite president i Hajvalisë.

Në kohën e tij kjo skuadër luftonte për titullin e kampionit dhe në vitin 2016 përfunduan si nënkampion.

Por vitin e kaluar Hajvalia, shpalli falimentimin pasi u larguan donatorët kryesor dhe ish presidenti Meda.

Sipas burimeve të Indeksonline, Meda e ka menduar të rikthehet në futboll por ende nuk e ka bërë zyrtare.

Kujtojmë që stadiumi në Hajvali, ka filluar të ndërtohet nga viti 2017 nga Komuna e Prishtinës por punimet po zgjasin më tepër se që ishte planifikuar. /Indeksonline/