11:31 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

A do të lejohen kosovarët të futen në shtetet e BE-së? Sot vendimi në Bruksel

Sot do të vendoset nëse qytetarët kosovarë do të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori. Takimi po mbahet aktualisht në Bruksel dhe shumë shpejt pritet të mirret një vendim.

Temë diskutimi është rishikimi i listës së vendeve të treta që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së bazuar në situatën e favorshme epidemiologjike.

Kosova aktualisht ka përmbushur parakushtet për të qenë në hartën e gjelbërt pas rënies së madhe të shifrave me Covid19, shkruan Indeksonline.

Por, eksizton një problem që mund të jetë si arsye që Kosovën dhe shtetet përreth të mbajnë ende në hartën e kuqe të shteteve të ndaluara për kalim në shtetet e BE-së.

Kjo pasi që vendimi përfundimtar i Bashkimit Evropian mund të ndikohet më shumë nga situata në shumicën e vendeve të BE-së, ku ka shpërthim të rasteve me Covid19 dhe kur shumë shtete janë duke konsideruar mbylljen e kufijve pas rritjes së shifrave./Indeksonline/