14:51 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

A do të luajë Edersoni ndaj Liverpoolit, Guardiola jep lajmin

Ndeshja Liverpooli – Manchester City në kuadër të Ligës Premier zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

Në ndeshjen e Champions Leagues, Edersoni u lëndua, ndërsa ishte në pikëpyetje se a do të ishte në gjendje për t’u paraqitur ndaj Liverpoolit.

Pep Guardiola ka treguar se ai nuk do të jetë i aftë për këtë ndeshje “jetike” për titullin e Premierligës.

” Ai nuk është në gjendje të luajë. Unë nuk e di se për sa kohë ai do të jetë jashtë. Të dielën, ai nuk mund të luajë”. është përgjigjur spanjolli./Indeksonline/