11:35 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A do të luaj Modric në derbin ndaj Atletico Madrid?

Luka Modric ka bërë trajnime me pjesën tjetër të grupit, në seancën e fundit para ndeshjës kundër Atletico Madrid.

Kroati, i cili punoi vetëm në palestër të enjtën, është rikthyer në grup dhe gjithçka tregon se do të jetë i pranishëm pa problem në Wanda Metropolitane.

Pas dyshimit të Zidane dhe klubit, ata tani kanë marrur lajmin e mirë dhe ylli madrilen nuk ka probleme. Mungesat e sigurta të Realit do të jenë Bale dhe portieri Navas, të cilët nuk janë rikuperuar ende.

Kovacic ishte me grupin dhe rimëkëmbja e tij vazhdon të avancoj. /IndeksOnline/