A do të luaj ndaj Salzburgut? Alonso vendos për Mbappen

Kylian Mbappe nuk do të luaj as në ndeshjen e tretë të fgazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube.
Sulmuesi francez i cili kishte probleme shëndetësore që nga java e kaluar kur Reali arriti në ShBA, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Salzburgut, e cila zhvillohet në oret e para të ditës së premte, saktësisht në ora 03:00, shkruan IndeksOnline.
Kjo u konfirmua nga lista e futbollistëve të ftuar nga trajnseri Xabi Alonso për ndeshjen ndaj Salzburgut, ku mungon emri i Kylian Mbappes.
26-vjeçari i është rikthyer sot stërvitjeve me grupin, por duket se nuk është ende në 100% të formës.
Mbappe vazhdon të mos debutojë ende në Kupën e Botës për Klube, por mund të arrij këtë në 1/8 e finales, nëse Reali arrin ti kaloj grupet./IndeksOnline/