16:20 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

A do të përformojë në Kupën e Botës? Kjo është përgjigja e Dua Lipës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ajo do të përformojë në ceremoninë për hapjen e Kupës së Botës.

27 vjeçarja tha se nuk do të vizitojë këtë vend derisa të përmbushë të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur iu dha e drejta për të performuar në turneun në dhjetor 2010.

Lajmin e dha përmes një postimi në “Instastory”.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Aktualisht, ajo gjendet në Australi për turneun e saj “Future Nostalgia”./Indeksonline/

No description available.