00:13 / E Diele, 19 Mars 2023 / MSH

A do të shkojë marrëveshja në Kuvend? Flet Kurti

Kryeministri i vendit, nuk ka treguar nëse marrëveshja e 27 shkurtit do të shkojë në kuvend për tu ratifikuar.

Ai tha se duhet bërë debat e vendimmarrje edhe në Kuvend.

“Edhe një herë po e ritheksoj, unë besoj se duhet të jemi të kënaqur sepse edhe më 27 shkurt edhe sonte kemi bërë atë që është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet me Serbinë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai u pyet nëse është i gatshëm për një vizitë në Beograd, teksa tha se raportet janë ende jo normale.

“Do të shkojë në Prishtinë sepse i kam 15 ministri e na presin shumë punë. Duhet ta kuptoni që marrëdhëniet janë ende të pa normalizuara që ne do të mund ta bënim një udhëtim normal atje”, ka shtuar kryeministri Kurti.