21:57 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

A do të startoi Aro Murici kundër Chelseas në finalen ‘EFL Cup’ të dielën?

Të dielën në Angli do të luhet finalja e Kupës së Ligës apo e njohur si ‘EFL Cup’ mes Chelsas dhe Manchester Cityt.

Në këtë kompeticion në portën e Manchester City në të gjitha ndeshjet ka startuar portieri kosovar, Aro Murici.

Sipas burimeve të afërta me familjen, Indeksonline mëson që me shumë gjasë, Murici do ta startoj edhe kundër Chelseas.

Por kjo ende nuk është e konfirmuar. Të dielën në mëngjes, trajneri spanjoll, Pep Guardiola do të vendos se Ederson apo Murici do të luajnë në finale kundër Chelseas.

Manchester City ka luajtur pesë ndeshje në këtë kompeticion këtë sezon, ku ka arritur të pësoj vetëm një gol.

Vlen të theksohet performanca e shkëlqyer e Muricit kundër Leicesterit në çerek-finale, ku ai arriti të pres dy penallti dhe ta dërgoi Cityn në gjysmë-finale./Indeksonline/