19:25 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

A do të varet e ardhmja e Pajazitit nga rezultati me Flamurtarin?

Gjilani u mposht 3-1 në derbin e fundit kundër Dritës dhe në opinion po diskutohet se e ardhmja e trajnerit Sadat Pajaziti nuk do të jetë e gjatë tek Gjilani.

Por drejtori ekzekutiv, Sevdail Robelli ka dhënë mbështetje për Pajazitin dhe ka mohuar zërat që e ardhmja e tij do të varet nga rezultati ndaj Flamurtarit.

“Humbja ndaj Dritës nuk është përjetuar mirë por besoj që ekipi do të stabilizohet. Ne i kemi ofruar mbështetje Pajazitit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Natyrisht që rezultatet janë ato që e mbajnë trajnerin dhe shpresojmë që do ta kalojmë këtë humbje dhe të kthehemi tek fitoret” deklaroi Robelli për Indeksonline.

Ai ka njoftuar që dy futbollistët e rinjë që u transferuan të dielën nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz dhe Keita Raza do të jenë gati për ndeshjen e ardhshme kundër Flamurtarit. /Indeksonline/