20:42 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

A duhet të ftohet Otto John në Kombëtaren e Kosovës? – analisti Llumnica jep mendimin e tij!

Ditët e fundit është përfolur shumë për futbollistin e Prishtinës, Otto John. Kjo pasi ai shprehu dëshirën që të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoj me analistin dhe njohësin e futbollit, Ardian Llumnica.

Ai beson se nuk është e nevojshme që Otto John të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës.

“Tashme përforcimet e kombëtareve me futbollistë që i takojnë një nacionaliteti tjetër nuk është realitet i ri, madje është në modë.”

“Nga shume ekspert ndërkombëtar thuhet se kjo i ka prish balancat e kombëtareve dhe nuk pasqyron cilësinë reale te tyre.”

“Por, mos të harrojmë që kemi kombëtare kulminatet që kane qenë kampione të shumëfishta dhe këtë e kanë arrit pa përforcime të nacionaliteteve të ndryshme, siç janë Brazili e Spanja .”

“Otto John është futbollist cilësor, kjo nuk do mend, por unë mendoj qe nuk është i gatshëm dhe nuk i duhet Kosovës.”

“Një futbollist nga një nacionalitet tjetër ftohet ne një kombëtare vetëm kur është 2-3 herë më cilësor se sa opsionet e selektorit që i ka nga vetë shteti apo kombi . Otto John nuk e ka këtë dallim.”

“Madje Otto John nuk ka ndonjë karrierë të pasur ne ndonjë kampionat të  fort, e as nuk është golgeteri i ligës tek ne momentalisht”, u shprehë fillimisht Llumnica.

Tutje, analisti kosovar shtoj se ka disa kosovarë që po luajnë mirë në Superligë të Kosovës dhe e meritojnë të ftohen para Otto John.

“Kosova duhet t’i shfrytëzoj kapacitetet e saj edhe më shume, ka edhe disa djem që kanë performanc të  mirë në arenën ndërkombëtare e që ende s’janë ftuar, ka edhe disa kosovarë që po performojnë ne Superligë e në rajon dhe që duhet të kenë vëmendje, gjithnjë para se të mendohet prurja e një futbollisti me nacionalitet tjetër”, shtoj ai.

Në fund, ai tha se prurja e parë eventuale në Kombëtaren e Kosovës  e një nacionalitetit tjetër mund të paragjykohet e kritikohet nga opinioni.

“Ne ende nuk kemi asnjë prurje te nacionaliteteve tjera dhe natyrisht që prurja e pare eventuale do të shikohej ne mënyra të ndryshme e edhe mund të paragjykohet e kritikohet nga opinioni “, përfundoj Llumnica. /Indeksonline/